Merz fiton zgjedhjet në Gjermani, Berisha: Fitore historike për Europën, por edhe për PD-në e Shqipërinë
Friedrich Merz, lideri i Partisë Demokristiane ka arritur të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani dhe do të bëhet kancelar i ri i vendit. Ky rezultat ka sjell reagimin e kreut tw PD-së Sali Berisha, i cili ka theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe Shqipërinë.
“Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.
Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.
Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

