Mesazhi i koduar i Presidentit. Koha për heqjen e barërave të këqija (VIDEO)

Këtë fundjavë Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i përkushtohet pastrimit të kopshtit.

Në një video të publikuar në Facebook, Presidenti shfaqet me një  korrëse bari.

Videoja e kreut të shtetit, i veshur sportiv dhe duke punuar, brenda pak minutave është parë nga mijëra qytetarë duke u kthyer në virale. Por veç mesazhit të një Presidenti ndryshe, kositja e barit duket se ka dhe një simbolikë tjetër.

Në pranverë pastrohen kopshtet nga barërat e këqija, për t’u dhënë mundësi bimëve të dobishme që të rriten. Duket se heqja e barërave të këqija nga Presidenti lidhet dhe me situatën në vend, kur “barërat” dhe “bimët” e dëmshme janë më shumicë dhe kanë nevojë për “kositje” të rëndë.

Video e publikuar nga Presidenti i Republikës

SHKARKO APP