Mësimi online, sfidë për nxënësit me aftësi ndryshe

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19 ku gjithçka është pezulluar, mësimi online në Shqipëri ka probleme të mëdha. Mësuesit e shkollës speciale “Zëra jete” në Elbasan po përpiqen të zhvillojnë orët e mësimit me 61 nxënësit me aftësi ndryshe përmes internetit. Mësimi online me këtë shtresë ka qenë një sfidë me vetë sa për mësuesit por shumë më tepër për prindërit e këtyre nxënësve.

Drejtoresha e shkollës “Zëra jete” tregon për vështirësitë, por edhe efektet pozitive që po marrin nga kjo mënyrë ndryshe e të bërit mësim me këta nxënës special.

“Vështirësia kryesore këto ditë është e prindërit, pasi me këtë kategori fëmijësh duhet të kontaktosh me prindin, i cili përveç përkujdesjes, janë bërë mësues dhe psikologë për fëmijët e tyre”, thotë Rezarta Biçoku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht vështirësive, që në këtë situatë janë për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe, drejtoresha e shkollës speciale ka një apel për prindërit, por jo vetëm. “Prindërit e fëmijëve me probleme janë heronj të vërtetë. Do t’ia dalim me sukses nga kjo situatë që po kalojmë”, thotë Biçoku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?