Mësimi online stres për mësuesit, vështirësi për nxënësit

Mësimi është kthyer edhe online në shkolla. Orët që kanë zhvilluar në klasë me turnin e parë, të njëjtët mësues i japin edhe pasdite përmes kompjuterit me nxënësit, që sipas grafikut duhet të mësojnë nga shtëpia.

Përveçse i lodhshëm për arsimtarët, mësimi i alternuar është i vështirë për nxënësit. Gjatë orëve online krijojnë mangësi, nuk kanë mundësi të pyesin mësuesit si në klasë, por nuk kanë internet ose nuk funksionon si duhet platforma e Ministrisë.

Problemet me mësimin online i dinë mësuesit, por zgjedhin të mos flasin publikisht për shumë arsye. Për shkak të pandemisë dhe situatës së vështirë, orët online nuk vlerësohen me notë. Nëse pyet prindërit për mësimin online, ata shprehen të bindur se janë orë të humbura dhe pa rezultat.

Ata urojnë të zgjatë sa më shumë mësimi në klasa. Për shkak të përkeqësimit të situatës nga epidemia, Ministria e Arsimit vuri në zbatim skenarin e mësimit të alternuar. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e arsimit fillor dhe maturantët.

SHKARKO APP