Mësimi online, studentja: Proces goxha i ndërlikuar

Sot kryeministri Edi Rama, bëri me dije se javën e ardhshme do të vendoset se çfarë do të bëhet me shkollat dhe universitetet. Edhe pse mësimi vijon online, në një sondazh të zhvilluar nga Lëvizja për Universitetin, e plotësuar nga 1570 studentë, rezulton se 44.5% e studentëve kanë akses të limituar në internet dërsa 4.2% shprehen se nuk kanë fare akses në internet. Për zhvillim e mësimit online 59.8% thonë se nuk është ideja më e mirë e mundshme.

Klara Gërbolli, studente në Universitetin e Mjekësisë, thotë se ka hasur paqartësi në këtë praktikë të re mësimore. “E kam ndjekur mësimin online, ka pasur patjetër paqartësit e veta, është proces i komplikuar, nuk është aq e thjeshtë, komunikimi me pedagogët, dërgimi i detyrave, leksionet shpeshherë të paqarta sepse disa i cojnë thjesht format word, leksione të thjeshta, disa mundohen të bëjnë video, është proces goxha i ndërlikuar”.

Nga ana tjetër, ajo thotë se “Oraret nuk janë si në fakultet 08:00-14:00 një orar i rregullt, ka pasur shpërndarje të orareve për të ndjekur mësimin gjë që dhe i ka penguar studentët, sidomos ato student që mund të punojnë edhe nga shtëpia, student që punojnë në call center punojnë nga shtëpia dhe i penalizon ndjekja e mësimit online”.

SHKARKO APP