Meta dhe Berisha dy qëndrime të ndryshme për 11 majin

11 maji ka mbaruar si histori, pushtetin e mban Edi Rama. Ndërkohë Berisha, si përherë, vazhdon të thotë se “na kanë vjedhur zgjedhjet”! Por kur e dije se do t’i vidhte pse hyre në zgjedhje?! Pse nuk ngrite popullin tënd opozitar me afro 500 mijë veta në protestë ditë-natë para kryeministrisë derisa të krijohej “qeveria teknike”, siç kërkove por nuk e mbajte premtimin para demokratëve.

Po të mblidhje së paku 100 mijë në bulevardin kryesor, sot do të flisje zoti Berisha. Por 500 veta të erdhën para parlamentit për hallin tënd me SPAK. Dhe 200 veta më 16 maj në protestë ditën e Samitit Europian. Pra, as nuk të vijnë militantët më, se nuk kanë besim.

Nga ana tjetër, Ilir Meta, pavarësisht se akuzon kryeministrin Rama për manipulim zgjedhjesh, ka urdhëruar të bëhet analiza pse humbën, se pse në qarkun e Tiranës nuk morën vota për mandatin e Ilir Metës. Pra akuza dhe analizë brenda vetes po bën PL. Dhe duke e ditur Meta se PD-ja po shkërmoqet, deklaroi se në zgjedhjet e tjera vendore apo politike do të futet e vetme si PL. Pra jo më me PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Berisha bën vetëm akuza dhe asnjë analizë se pse morën kaq pak vota. Edhe sikur të ketë manipuluar pushteti, përsëri nëse njerëzit kishin besim te Berisha 81 vjeçar, do të kishte kaq shumë votues sa edhe vjedhjet nuk do ti hynin në punë Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Trumpin kur e pyetën se pse fitove tani kur prapë pushteti përdori manipulime, ai tha se se kishte kaq shumë votues pro meje, aqsa nuk hynin në punë manipulimet e Biden.

Edhe kritikët e dikurshëm të Berishës brenda PD-së po heshtin, sepse e morën dhuratën e mandatit të sigurtë nga Berisha e nuk kanë gojë të flasin. Vetëm Jorida Tabaku e Ilir Alimehmeti kanë kredon morale të ngrenë zërin. Edhe i vetmi drejtues politik Agron Gjekmarkaj që mori 4-3 për PD-në.

Të tjerët rrinë si m*t!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?