Meta: Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi

Nga Ilir Meta-

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe “suksesin” e Ramaformës që e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, sa i përket sundimit të ligjit.

Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, tani me krijimin e SPAK-ut jemi në vendin e 105 në botë, duke konfirmuar dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sukseset” e Ramaformës përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të shqiptarëve, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, në mungesë jo vetëm të shpresës por edhe të drejtësisë.

Kjo gjendje është alarmante dhe shumë e rëndë sepse drejtësia nuk po funksionon, shteti ligjor është në rënie të lirë dhe pasojat ndihen në çdo aspekt të jetës.

Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e besimit në drejtësi, barazisë para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?