FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Me më pak monumente kulture se vitin e kaluar…

Nga Ilir Meta-

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen sot Shqipërinë me më pak monumente kulture se vitin e kaluar dhe shumë herë më pak krahasuar me 11 vite më parë kur “Rilindja” erdhi në pushtet.

Shembja barbare e Teatrit Kombëtar, dëmtimet brutale në parkun e Butrintit, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, të Amantias dhe Finiqit në Vlorë, si dhe zhdukja përgjithmonë e një sërë monumentesh të rralla në mbarë vendin si pasojë e babëzisë së shfrenuar të betonit, arrogancës, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së “Rilindjes” janë dëshmi e sulmeve të drejtpërdrejta të pushtetit ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, që kanë vijuar paralelisht me axhendën e qëllimshme të shpopullimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë autorët, frymëzuesit dhe përfituesit e kësaj veprimtarie kriminale antikombëtare do të japin llogari, por është jetike të shtojmë përpjekjet tona për të mbrojtur sot dhe jo nesër çdo trashëgimi të çmuar dhe dëshmi të fortë të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar, autokton në trojet e veta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?