
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi, duke shprehur shpresën që 25 tetori të shënojë jo vetëm fundin e asaj që ai e cilëson si autokraci, por edhe vendosjen e themeleve të sigurta për demokracinë dhe integrimin europian të vendit.
Reagimi i Metës:
Uroj që 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë.
Një Serbi demokratike, është në interesin jo vetëm të popullit të saj, por edhe të gjithë fqinjëve dhe rajonit.
Vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore.
Urime “Koalicionit Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim të veçantë për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.
