FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miell mbi fytyrën e kandidatit për President

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qVHEJ4hjudU” width=”560″ height=”315″]

Kandidati i Republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Francë, François Fillon, u sulmua me miell gjatë një takimi me elektoratin. Ish-kryeministri francez po i drejtohej foltores kur mbi të një person zbrazi në kokën e tij një kuti me miell. Gjithsesi Fillon vijoi programin e tij dhe doli përpara mbështetësve, duke komentuar incidentin. Ai tha se kundërshtarët po përpiqen me të gjitha mënyrat për dekurajuar dhe ironizoi duke sjellë në vëmendje një nga pikat kyçe të programit të tij, rritjen e prodhimit vendas.“Shpresoj që mielli të jetë francez”, – tha kandidati për president. François Fillon është vënë në qendër të kritikave pas skandalit, ku u përfshi bashkëshortja e tij, Penelope, e cila akuzohet se është paguar për një detyrë që nuk e ka kryer.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?