Mijëra banorë në Korçë pa energji elektrike

Mijëra familje në të gjithë vendin po vuajnë mungesën e energjisë elektrike si pasojë e rrëzimit të shtyllave nga moti i keq dhe ngricave. Edhe pse grupet e OSHEE prej ditësh po punojnë në terren, ende nuk është bërë i mundur rikthimi i energjisë në disa komuna të Korçës.

Por sikur të mos mjaftonte mungesa e energjisë elektrike në dimrin më të ftohtë të 10 viteve të fundit, banorët e komunës Pojan në Korçë po vuajnë edhe mungesën e ujit. Nevoja për ujë i detyron ata të përdorin dhe metoda që të kujtojnë mesjetën.

Mungesën e ujit po e vuajnë edhe banoret e Kukësit dhe të Dibres, pasi temperaturat disa grade nën zero kanë bërë tubacionet të ngrijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?