Mijëra banorë në Shqipëri kaluan dy netë në errësirë dhe ngrica

Defektet e energjisë, në terr të plotë shumë fshatra në veri dhe juglindje

Janë me mijëra personat që e kaluan natën e ndërrimit të viteve pa energji elektrike. Për të disatën ditë me radhë mijëra banorë në qarkun e Dibrës, Korçës dhe Kukësit, kanë kaluar orët e para të vitit në terrë të plotë dhe në kushte ekstreme për shkak të motit të ftohtë me temperatura disa gradë nën zero.

Në qarkun e Dibrës komunat Martanesh dhe Ostren, Kalaja e Dodës dhe Lura janë pjesërisht pa energji elektrike. Komplet në terr janë komunat trebisht dhe Zercan, ku kjo e fundit ka dy fshatra të thellë Tërnovë e madhe dhe Tërnovë e Vogël prej 10 ditësh pa energji elektrike. Janë 150 banorë të cilët nuk komunikojnë prej ditësh me qendrën, pasi edhe rrugët drejt këtyre dy fshatrave janë bllokuar nga bora. Akset nacionale janë të hapura, por si pasojë e ngricave në rrugë, qarkullimi bëhet më vështirësi vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë edhe në Qarkun e Korcës, prej ditësh mijëra banorë janë në errësirë për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga moti I keq. Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar, ne asfalt. Qarkullimi kryhet  pa zinxhire ne Pogradec-QafëThane, ndersa ne pjesen Zemblak-Dogana Gorice dhe Zemblak-Liqenas, rekomandohet të qarkullohet me zinxhire per shkak te ngricave ne rruge. Kalimi eshte i detyrueshem me zinxhire edhe ne aksin e Dardhës dhe Voskopojës.

Në qarkun e Elbasanit, sipas ARRSH-së rrugët janë të hapura, ndërsa rekomandohet lëvizja me zinxhirë sidomos në aksin Elbasan-Gjinar.

Në Qarkun e Kukësit ngricat kanë mbërthyer cdo pjesë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Temperaturat në mëngjes kanë shënuar -10 gradë, ndërsa në mesditë kanë qenë -3 në qytetin e Kukësit. Një situatë e tillë ka bërë që cdo gjë të ngrijë, ku lëvizjet e njerëzve në rrugë janë minimizuar, për shkak të ftohtit të madh. Trashësia e borës në qytete është 20 cm, e në lartësitë mbi 700 – 800 metër mbi nivelin e detit trashësia e borës varion nga 60 – 65 cëntimetër, e në  raste të vecanta deri në 1 metër. Janë të hapura rrugët nacionale, por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në rrugën e Kombit, mjetet lëvizin ngadalë për shkak të akullit në rrugë. Vijojnë që të mbeten pa energji elektrike tre komunat: Bushtricë, Kalias e Grykë Cajë të cilat furnizohen nga rrethi i Dibrës.

 

Në lezhë, pa energji, komunat Kolsh, zejmen, shënkoll, blinisht, balldre dhe dajc. Për shkak të erës, fibrat e nënstacioneve elektrike kanë dalë jashtë funksionit. Ndërkohë rrugët janë të hapura, ndërsa rekomandohet lëvizja me zinxhirë vetëm pranë tunelit të Kalimashit.

Sipas ARRSH-së, në qarkun e shkodrës, temperaturat janë shumë të ulëta. Në akset Pukë- Malësi e Madhe hidhet vazhdimisht kripe. Aksi Qafemali-flet ka bllokime te herepashershme si pasoje e erës së forte e borës në rrugë. Borëpastrueset ne kete aks ndodhen në terren dhe rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Sipas autoritetit rrugor shqiptar, në Tiranë, aksi Trau dajt-Qafëmollë, Trau Dajt-Antena, Priskë-Shëngjergj,  ka ngrica dhe po bëhet spërkatja me kripë. Drejtuesve të automjeteve që lëvizin në këtë zonë u rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në qarkun e Vlorës, në Qafen e Llogorase ka 30 cm bore, dhe aktualisht po mbahet rruga nën kontroll përmes pastrimit dhe hedhjes së kripës. Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.

Në Gjirokaster, ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup, rekomandohet kalimi me zinxhire.

SHKARKO APP