Milot, “Ura e Zogut” drejt degradimit, vidhet për skrap

Nga: Kismet Muça

Ura me harqe ose e quajtur ndryshe “Ura e Zogut” në Milot, edhe pse monument kulture, nuk ruhet nga shteti. Prej kohësh ura është në gjendje degradimi të vazhdueshëm, ndërsa ka edhe raste dëmtimesh të qëllimshme.

Urës po i vjedhin pjesët metalike me vlerë dhe gradualisht po i humbet edhe bukuria e dikurshme. Historiani Zef Kola thotë se varreja ndihet çdo natë, ndërsa nxjerrja pa kriter e inerteve nga shtrati i lumit po rrezikon këmbët e urës. Ai apelon me shumë vëmendje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Zef Kola: “Ky është monument kulture që me ligj mbrohet nga shteti. Për fat të keq as njerëzit dhe as shteti nuk po kujdesen për të dhe këtë e dëshmon më së miri rivjedhja e hekurave  si para vitit 1997. Janë thyer këmbët anësore të vogla si edhe janë vjedhur shinat.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse janë bërë dhe denoncime në organet e policisë nga banorët, deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për vandalizimin e urës. Nxjerrja e paligjshme e inerteve pranë këmbëve të urës ka bërë që pilotat të dalin në sipërfaqe deri në 2.5 metra.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News – “Ura e Zogut” drejt degradimit, vidhet për skrap

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?