Ministri Demiraj zbret në terren: Do kapim kokat e narkotrafikut
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, ku falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis.
Në njoftimin e ministrisë se Brendshme thuhet se “Operacionet e policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut”
Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare.
“Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.”
Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.

