Ministri i Brendshëm Tahiri:Gjyqtarët ,”kooperativa e të korruptuarve”.

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot për vrasjen e tmerrshme sot  në Fier, ku bashkëshorti vrau gruan e tij,  me grushte e shqelma, dhe për atentatin me tritol që iu bë një ditë më parë biznesmenti Ardian Trota në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri fajson drejtësinë. Sipas tij gjyqtarët bëjnë pazare me kriminelët. Tahiri thotë se këto janë pasojat e një drejtësie, e cila nuk funksionon për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit.

“Arrestuar per plagosje te rende dhe armembajtje, denuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat.

Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkeshortes!!!!).

Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes”, shkruan Tahiri.

Duke shigjetuar Presidentin e Republikës, Tahiri shkruan se Nishani dhe KLD nuk marrin asnjë masë.

“Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme.”

Nisur jo vetem nga prononcimi i Ministrit Tahiri per keto dy raste qe nuk mund ti mbroje njeri njerezit e drejtesise, por edhe shume e shume raste te perditshme ku qytetaret ankohen per nje sistem drejtesie thellesisht te korruptuar, lind nevoja urgjente qe parlamenti te filloj ndryshimin drastik te kesaj drejtesie. Natyrisht qe ka njerez ne drejtesi qe punojne me pasion e profesionalizem, me drejtesi ne punet e drejtesise, porse shumica e ka perlyer emrin e te qenurit anetar ne sistemin e drejtesise. Ndaj siç shikojme pranga ne duart e atyre qe arrestohen ka nevoje edhe per pranga ne duart e disa gjyqtareve, te cilet korruptohen. Pse nuk u dashkan prangat ne duart e ketyre gjyqtareve qe shkelin hapur ligjin, apo shkelet pavaresia e gjyqesorit? Si ka mundesi qe nuk kontrollohen gjyqtaret se si i kane bere vila, hotele, restorante, prona ne bregdet apo makina te shtrenjta mbi 70 mije euro?

 

SHKARKO APP