Ministri Lamallari: Asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me finalizimin me sukses nga Policia e Shtetit të operacionit “Silenciatori”, ku u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në Sarandë.
Lamallari theksoi se “falë reagimit në kohë bazuar në të dhëna operative, dy persona u kapën në flagrancë me armë zjarri, silenciator dhe municion, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa kishin zënë pritë për të kryer një atentat. Askush dhe asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se besimi, pritshmëritë dhe bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Shtetit në misionin e saj të garantimit të sigurisë publike dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Përgëzoj efektivët që morën pjesë në në operacion”.
KOHA JONË SONDAZH

