Ministri Nufi: 20 vatra zjarri në 24 orë, 727 forca angazhohen në terren për shuarjen e tyre

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri sot me dije se, 727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Sipas ministrit, në mbështetje të strukturave vendore, u angazhuan posaçërisht 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Nufi vlerësoi angazhimin e forcave operacionale dhe efektivëve të Forcave të Armatosura duke theksuar se “përcjell respektin e pakufishëm për secilin prej tyre, si dhe ndaj të gjithë efektivëve të angazhuar që në fillim të verës në menaxhimin e zjarreve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri shtoi se janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë, dhe jo t’i qëndrojnë larg tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mirënjohje të thellë për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e pashoq, që po tregoni duke mbrojtur jetën, komunitetet dhe pasurinë tonë natyrore. Shqipëria krenohet me ju! Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës!”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?