Ministri teknik mungoi në mbledhjen e Taks-Forcës, zbulohet arsyeja
Mungesa e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, në mbledhjen e Taks Forcës për drogën, coi në hamendësime se Demiraj mund të jetë shkarkuar si Ministër, pasi në vend të tij e pranishme ishte zv/ministrja e brendshme.
Por mësohet se Ministri mungoi pasi sot ka qenë për inspektim të zonave të zjarrit në Rragamë të Shkodrës. Demiraj ka mbajtur edhe një fjalë të rastit, ku ka theksuar se po ndërmerren të gjitha masat për shuarjen e zjarreve.
“Arsyeja e ardhjes këtu në Shkodër është situata e jashtëzakonshme e zjarreve që kanë përfshirë pyjet këtu dhe në të gjithë Shqipërinë. Po merren të gjitha masat për shuarjen e flakëve të zjarrit. Janë 90 vatra të zjarrit në të gjithë vendin. Të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë autorët ”, tha Demiraj ndër të tjera.

