Ministria e Jashtme: Zbulimi i varrit masiv në Kalludër dëshmi e krimeve të luftës, Shqipëria krah Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas zbulimit të një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës, duke e cilësuar atë një kujtesë të dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, MEPJ thekson se çdo zbulim i tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen, ndërsa drejtësia të vihet në vend”, thuhet në reagim. Sipas ministrisë, për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, çdo identifikim përbën një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rikonfirmon se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe ruajtjen e së vërtetës historike. “Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, përfundon reagimi i MEPJ-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?