Ministria e Mbrojtjes dorëzon në Prokurori kërkesën për hetim të major Fekës

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën për të nisur hetimet në lidhje me rastin e majorit Sokol Feka të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkaq në lidhje më këtë ngjarje të rëndë, ku humbi jetën një ndër pilotët më të mirë të Forcave të Armatosura zhvillohet sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Mbjrotjes, Mimi Kodheli, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Vetëm një ditë më parë lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se:

“Qindra punonjës të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, të Policisë Ushtarake dhe instuticioneve  të tjera të kontrollit, që janë numerikisht shumëfishi i subjekteve për t’u kontrolluar në sektorë të  veçantë të Forcave të Armatosura, kanë rezultuar jashtë loje në rastin e pilotit të drogës.”  Basha akuzoi si përgjegjës direkt ministren Mimi Kodheli dhe kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP