Ministria e Shëndetësisë: Grup pune për verifikimin e videos së abuzimit seksual në spital

Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëj me dije për opinionin publik, se menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot [03/01/2015] pasdite në disa rrjete sociale dhe portale online të medieve shqiptare, ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.

 

Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja znj. Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.

 

Ministria e Shëndetësisë do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim.

 

SHKARKO APP