Ministrja e Shëndetësisë: Ja kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje në lidhje me vaksinimin e fëmijëve kundër koronavirusit.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Manastirliu thotë se kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen janë grupmosha 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara, si edhe të gjithë fëmijët 16-18 vjeç.

Ministrja apelon se vaksinimi duhet të kryhet sa më shpejt dhe realizohet në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi kryhet me kartë identiteti, ndërsa fëmijët nën 18-vjeç duhet të paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili aprovon kryerjen e vaksinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq për fëmijët deri në 18-vjeç, aplikohet vaksina Pfizer, sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare FDA dhe EMA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?