Ministrja Koledhi pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale e Kartës së Adriatik 5 – SHBA

 

Po vazhdon në Dubrovnik të Kroacisë Konferenca Rajonale e Kartës së Adriatik 5 – SHBA. Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Një nga pikat kryesore të kësaj konferencë janë dhe takimet e ministrave të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të tri nismave rajonale, përkatësisht iniciativës A-5, të Ministerialit të Mbrojtjes të Evropës Juglindore dhe drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor. 

Në njoftimin e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrja Znj.Kodheli është shprehur se gjatë takimeve në ditën e parë të konferencës përveç se janë diskutuar për një bashkëpunimin rajonal, u mbështet iniciativa e Shqipërisë për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj në kuadër të planit kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ministrja Kodheli do të zhvillojë disa takime bilaterale. Një takim në ditën e djeshme ministrja Kodheli zhvilloi me znj. Evelyn Farkas, zëvendësasistente e sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. Gjatë këtij takimi ministrja Kodheli u ndal tek sfidat me të cilat po përballet sot Aleanca, sidomos në kufijtë jugorë dhe lindorë të saj. Znj Kodheli e njohu znj. Farkas dhe me kontributin që po jep Shqipëria në të gjitha angazhimet e Aleancës. Znj. Kodheli informoi znj. Farkas se këto ditë është nisur një kompani me trupa shqiptare në stërvitjen “Trident Juncture-2015”, e cila është ndër më të mëdhatë që ka zhvilluar NATO në këto 20 vitet e fundit. 
Në vazhdën e takimeve në ditën e djeshme ministrja Kodheli është takuar me ministrin e FSK, z. Haki Demolli. Dy ministrat diskutuan për mbështetjen që Shqipëria do të vazhdojë t’i japë Kosovës në rrugën drejt integrimit në strukturat euroatlantike, për çështje të arsimimit të përbashkët etj. Takime zyrtare ka patur edhe me ministren e Mbrojtjes të Bosnje-Hercegovinës, znj. Marina Pendes, me të cilën diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin bilateral, për projektin pilot për demontimin, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

R.Shtylla

SHKARKO APP