Ministrja Manastirliu: 13 mijë libra artistikë dhe shkencorë po dorëzohen në mbi 500 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme
Biblioteka e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier u pasurua me tituj të rinj librash. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi këtë shkollë, ndërsa theksoi se “vijuam programin “Biblioteka ime në shkollë”, për pasurimin me tituj të rinj të librave të bibliotekave në shkollat tona”.
“Më shumë se 13 mijë libra artistikë dhe shkencorë po dorëzohen në mbi 500 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme përgjatë këtyre javëve”, tha Manastirliu.
Ky program i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të kontribuojë në zgjerimin e fondit të librave të bibliotekave në shkolla.