Ministrja Manastirliu: Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim
Në seancën e sotme në Kuvend për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në arsim.
Në kuadër të përpjekjeve për digjitalizimin e arsimit, Ministrja Manastirliu, gjat theksoi se 216 laboratorë SMART janë shtuar në 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar në 300 numrin e institucioneve që tashmë ofrojnë platforma interaktive për mësimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale.
“Përmes këtyre investimeve, po i japim mundësinë 35 mijë nxënësve që të rrisin aftësitë e tyre përmes teknologjisë. Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim”,-deklaroi Ministrja Manastirliu.
Ministrja theksoi gjithashtu mbështetjen sociale për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë shpërndarjen e teksteve shkollore falas për mbi 238 mijë nxënës dhe ofrimin e rreth 3500 bursave për nxënësit në nevojë, mbështetjen për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin degët prioritare si dhe student ekselentë.