Ministrja Manastirliu në Cambridge: Nis puna për modernizimin e qendrës së shërbimeve arsimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë pune në Cambridge, në Mbretërinë e Bashkuar, ku së bashku me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-amerikan për Zhvillim (AADF) dhe ekipin e ekspertëve ka nisur puna me Cambridge Assessment Centre, për modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Manastirliu informoi se ky bashkëpunim vjen përmes praktikave më të mira botërore të metodologjive të reja për testimin e njohurive dhe kompetencave të nxënësve dhe studentëve në arsimin parauniversitar dhe universitar.

Ajo vlerësoi po ashtu se ky është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të reformës për transformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, në partneritet me AADF dhe Cambridge Assesment Centre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky bashkëpunim do të ndihmojë për rritjen e kapaciteteve, përmirësimin e infrastrukturës për digjitalizimin e plotë të shërbimeve, përgatitjen për testet ndërkombëtare, rritjen e cilësisë së shërbimeve për të arritur standardet ndërkombëtare, me synim për të sjellë një qasje të re e për ta transformuar Qendrën e Shërbimeve Arsimore në një agjenci autonome të testimit dhe vlerësimit”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?