Ministrja Manastirliu në Lezhë: Gati investimi i rëndësishëm për transformimin e spitalit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot nga afër investimet në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ajo ishte e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Lezhë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu.

“Jemi këtu për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët lezhjanë, fillimin e një investimi të rëndësishëm për rehabilitimin e godinës qendrore të Spitalit Rajonal të Lezhës, një investim i cili do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali”, u shpreh ajo.

Spitali Rajonal i Lezhës është pajisur me aparaturën e re DEXA, duke shtuar një shërbim të ri për qytetarët. “Pajisja më e re për matjen e densimetrisë konckore, vërtetë ka përmirësuar shërbimet dhe ka mbyllur një cikël të shërbimeve sa i përket imazherisë në këtë spital”, tha më tej Manastirliu.

SHKARKO APP