Ministrja Manastirliu: Nuk është prekur menuja e fëmijëve në “Zyber Hallulli”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend këtë të hënë, u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita, për ndryshimin e dietës ushqimore të fëmijëve në qendrën “Zber Hallulli”.
“Fëmijëve pa kujdes prindëror në “Zyber Hallulli” dhe në çdo qendër tjetër në Shqipëri, nuk iu është reduktuar menuja, nuk u janë prekur as dieta kalorike dhe as cilësia e menusë ushqimore.
Nuk ka ndodhur! Menuja ushqimore përcaktohet një grup multidisiplinor specialistësh dhe respektohet deri në një nga stafet e këtyre qendrave.
Furnizimi me ushqime për fëmijët e qendrës Zyber Hallulli bëhet mbi bazën e një kontrate, e cila ka përcaktuara që në krye të herës çmimet e ushqimeve dhe ky furnizim ka vazhduar normalisht sipas kritereve të procedurës së tenderit, duke respektuar rigorozisht dietën e përcaktuar nga ekipi shumëdisiplinor i specialistëve”.- tha Ministrja.