Mirë se vini n’Tiron!, “It’s all about youth”/ Street Art mbushin rrugët e Kryeqytetit Europian të Rinisë

Mirë se vini n’Tiron! Atmosfera e Kryeqytetit Europian të Rinisë ndihet cdo ditë e më shumë në Tiranë. Që nga grafikat artistike në rrugë, dekori, banera e deri te sinjalistika rrugore, kryefjalë kudo është mirëseardhja në kryeqytetin shqiptar, i cili është epiqendra e këtij viti për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare me në fokus rininë.

Rrugët e Tiranës, muret, bordurat e plot ambiente të tjera publike janë shndërruar në telajo për artistët e street art. “It’s all about youth”, – është mbishkrimi që fton këdo në Tiranë në vitin ku janë planifikuar mbi 1000 aktivitete kulturore, sportive, koncerte.

Rita Ora e Dua Lipa, artistet shqiptare me famë ndërkombëtare kanë konfirmuar tashmë koncertet e tyre. Po ashtu edhe Maluma, e të tjerë artistë të mirënjohur në mbarë globin do të performojnë në Tiranën kryeqytet i Europës 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?