“Mish n’Tra”!

Kryeministri Edi Rama sjell historinë e Dionis Tuçit, i cili është rikthyer nga emigrimi dhe ka hapur restorantin “Mish n’Tra” në Fushë-Arrëz, tradita në pjatë.

Pas disa vitesh emigrimi në Itali, Dionis Tuçi ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, në Pukë, Fushë-Arrëz, ku ka hapur një restorant të veçantë me emrin “Mish n’Tra”. I vendosur në zemër të Alpeve, restoranti ofron një përvojë autentike të kuzhinës tradicionale shqiptare, me produkte të freskëta që vijnë direkt nga fermerët e zonës.

Specialitetet gatuhen me dashuri dhe përkushtim, duke ruajtur shijen dhe shpirtin e recetave të vjetra të veriut. Në menunë e restorantit gjenden mish i përgatitur në mënyra tradicionale, prodhime të bulmetit vendas, vezë fshati, perime të stinës dhe shumë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dionisi nuk është i panjohur me botën e kuzhinës – ai ka ndërtuar përvojën e tij profesionale në dy nga restorantet më të njohura të Shqipërisë: “Mrizi i Zanave” dhe “Mullixhiu”. Me këtë bagazh të vlefshëm, ai ka zgjedhur të rikthehet për të çuar përpara një amanet të vjetër familjar – rihapjen e restorantit të familjes Tuçi, i cili kishte mbyllur dyert prej 20 vitesh, por që ka ekzistuar që në vitet ’90.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mish n’Tra” është më shumë se një restorant – është një rikthim te rrënjët, një nderim për trashëgiminë dhe një dëshmi se investimi në vendlindje është gjithmonë një zgjedhje me shpirt.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?