Mitropoliti Anastas reagon pas vrasjes në Korçë: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy

Pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ka reaguar edhe Mitropoliti Anastas, i cili ka dënuar ashpër ngjarjen dhe ka bërë thirrje kundër dhunës, veçanërisht asaj mes të rinjve.

Në mesazhin e tij, Mitropoliti thekson se jeta njerëzore është e shenjtë dhe se asnjë konflikt apo zemërim nuk mund të shërbejë si justifikim për marrjen e jetës së një personi.

“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, shprehet Mitropoliti Anastas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar moshës së viktimës dhe autorit të dyshuar, ai ka përcjellë një mesazh të fortë për pasojat e dhunës tek të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, thuhet në reagimin e tij.

Johan Zuko, 20 vjeç, u vra me armë zjarri pasditen e së shtunës në lagjen nr. 14 të Korçës. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar Kristjan Sterjon, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit.

Forcat e Policisë vijojnë kontrollet në disa zona të Korçës, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?