“Mitsubishi” përfshihet nga flakët në parkim, digjet pjesërisht

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorës, ndërsa ishte i parkuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori”.

Uniformat blu ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?