Mjekët në protestë për korrupsionin dhe testimin

Mjekët e spitalit Nënë Tereza kanë dalë sot në protestë kundër testimit që po organizon Ministria e Shëndetësisë si dhe çështjes së korrupsionit.

Para pak ditësh u filmua një infermiere e cila i mori 200 lekë një pacienti, një çështje që solli në dritë plagën e përhershme të spitaleve tona.

Profesori Tritan Kalo tha se po nëpërkëmbet dinjiteti i mjekëve dhe se ata janë kundër testimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket rastit të korrupsionit Kalo tha se nuk mundet një rast i veçuar të hedhë poshtë punën e gjithë mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shqetësim tjetër i ngritur nga mjekët ishte dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre.

Vetëm ditën e djeshme ka pasur dy raste të ushtrimit të dhunës ndaj bluzave të bardha kundër një mjekeje dhe një infermieri, të dy në krye të detyrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?