Mjekët paralajmëruan protestë, Policia: Nuk lejohen tubime për shkak të COVID. Rama i fton në takim

Shkresës me katër kërkesa të Sindikatës së Mjekëve, i është përgjigjur shefi i qeverisë. Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar takimit grupit të mjekëve të QSUT që paralajmëruan një protestë për nesër. Rama i ka ftuar bluzat e bardha për një takim të enjten në 09:00 në zyrën etij.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka parashtruar katër kërkesa që duan mjekët t’u plotësohen. Ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për t’u kthyer përgjigje. Për këtë qëllim ditën e nesërmne paralajmëruan dhe një tubim protestë. Ndërkohë mësohet se Policia e Tiranës nuk u ka dhënë leje për protestë me argumentin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Kërkesat e mjekëve:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?