Mjekët vazhdojnë protestat: Nuk do të marim pjesë në testim

Mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, së bashku me mjekë dhe infermierë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë ndërprenë sërish sot për një orë punën, në shenjë proteste kundër testimit që do u bëhet bluzave të bardha.

Mjekët kanë paralajmëruar se nuk do te marin pjesë ne testim.

Ata u shprehën se kundërshtojnë fushatën denigruese të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi mjekët nuk kanë kushtet e mira qoftë edhe për të punuar.

Sipas Mjekut, Tritan Kalo, peticioni i mbledhur me firmat e mjekëve dhe infermierëve përmban të gjithë kërkesat dhe kundërshtitë e bluzave të bardha.

“Ju vëmë në dijeni se ky testim është konsideruar i pavend dhe i kundraligjshëm. Urdhëri i mjekëve dhe infermierëve kërkon zbatimin e ligjit. Ne bluzat e bardha kërkojmë jo vetëm respektimin e ligjit e mbi të gjitha tërheqjen ndaj vendimit të ministrisë së Shëndetësisë për testimin. Si një vend që aspiron për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, edhe Shqipëria, edhe mjekët dhe infermierët, laburantët kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë të drejtat e tyre”, u shpreh Kalo.
Sipas tij, sistemi shëndetësor do reforma rrënjësore dhe endrra për një shëndetësi falas shumë shpejt do të venitet.
Mjekët e pranishëm, infermierët e laburantët kanë kërkuar sërisht mundësinë për të diskutuar me ministrin Beqaj. “Shëndetësia publike nuk është pronë e akujt, as e ministrit Beqaj, por e popullit dhe taksapaguesit shqiptarë”, nënvizoi Kalo. Githashtu, mjekët kane paralajmëruar proteste ditën e nesërme përpara ambjeneteve të kryeministrise.
Ndërkaq, bluzat e bardha kanë paralajmëruar mos paraqitjen në testim, ndaj kërkojnë tërheqjen e vendimin të ministrisë së shëndetësisë.
“Ne si grup interesi jemi të gatshëm të diskutojmë me ministrin dhe zyrtaret e shëndësuetesi, ky testim jo vetëm e vështorëson . Shëndetësia nuk është pronë e askujt, është e popullit dhe taksapaguesit. Tashmë është ngitur një padi në gjykatën administrative ndaj paligjmërisë së testimit dhe tanimë pritet përgjigja e gjykatës.

SHKARKO APP