Mjeku kinez i VIP-ave shqiptar, “zbulon” dhimbjen e Edi Ramës (FOTO)
Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin kinez Wu Junming, i cili që nga viti 2006 ka nisur të ushtrojë mjeshtërinë e tij në kryeqytetin shqiptar.
Ai vjen nga provinca Henan e Kinës qendrore dhe është rreth 50 vjeç, por duket shumë më i ri pasi i përkushtohet shumë shëndetit të tij, duke bërë stërvitje të përditshme Taichi.
Junming ka trajtuar jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe shumë personazhe të fushave të ndryshme, përfshi politikanë.
“Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin. Personalitet të tjerë janë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Paskal Milo, i cili vuan nga problemet me qafën, po ashtu aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko me bashkëshorten e tij, por nuk kanë munguar dhe këngëtarët, peshëngritësit, drejtuesit e njohur të programeve televizive, madje dhe një turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë vijnë tek unë.”
Por sa e përqafojnë shqiptarët mjekësinë kineze dhe sa besim kanë ata sot ke kjo mjekësi.


