Mjeku nxjerr bllof Edi Ramën për ndryshimet në administratë
Tre herë i dhanë “paralajmërim për pushim nga puna” dhe të treja herët Petrit Vargu, mjek i QSUT e fitoi gjyqin.
Thirrjes së Edi Ramës për të denoncuar shkeljet dhe abuzimet e administratës, mjeku iu përgjigjur publikisht, përmes një statusi në Facebook.
Ankesa publike vjen për Ogerta Manastirliun, ish drejtoreshën e spitalit, që u bë Ministre e Shëndetësisë e sot është deputete e PS.
Interesimit të mjekut për veprimet e administratës së PS, i janë përgjigjur se këto bëheshin “me urdhër nga lart”.
Se si do t’i përgjigjet kryeministri kësaj ankese mbetet për t’u parë, por në raste si këto, Edi Rama vë në zbatim shprehjen popullore që thotë se “Heshtja është flori”.
ANKESA E MJEKUT NË FACEBOOK:
“Z.Kryeminister! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile. Po jap eksperiencën personale: ish drejtoresha e QSUT 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe te treja herët i kam fituar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë.
Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte cfarë të bënte se kishte urdhër nga lart.
Sot drejtoresha është deputete megjithëse spitali është degraduar. Kujt ti besoj Z.Kryeminister? Asaj që lexoj në facebookun tuaj apo asaj që kam përjetuar?”

