Mjeti përplas motoçikletën, i plagosuri transportohet në spital
Një drejtues motoçikletë mbeti i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet, që më pas bëri edhe transportimin për të spital të të plagosurit.
Aksidenti u regjistrua ne superstradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, rreth orës 10:00 të ditës së sotme.
I plagosur mbeti një 24 vjeçar nga Barbulloja e Lezhës, i cili po dilte nga një rrugë dytësore për në superstrade kur u godit nga një autoveture, drejtuesi i të cilës bëri edhe transportimin e të plagosurit drejt spitalit të Lezhës.
Motoçikleta është marrë para disa metra nga autovetura që vinte në drejtim të Lezhës, ndërsa policia dyshon se ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesi i motoçikletës edhe shpejtësia me të cilin lëvizte autovetura në një zonë me kufizim shpejtësie ka qenë shkak për këtë aksident.
Policia e Lezhës nuk e ka regjistruar aspak si aksident, duke mohuar dhënien e informacionit për ngjarjen.
/Ora News/

