Momenti i ekzekutimit të Hekuran Billës, aksident zinxhir pas breshërisë së plumbave

Këto pamje i përkasin momentit të atentatit me armë zjarri që la të vdekur në makinën tip BMW X6, Hekuran Billën.

Siç mund ta shikoni në pamjet në videon e siguruar nga Rtv Ora, pasi qëllohet me breshëri plumbash nga një automjet që i del në krah makinës së tij, BMW X6 fillimisht përplas një makinë në lëvizje që përfundon e përplasur në trotuar dhe më pas me një makinë tjetër që lëvizte në drejtimin e kundërt të saj.

Ora News - Momenti i ekzekutimit të Hekuran Billës, aksident zinxhir pas breshërisë së plumbave

Ngjarja ka krijuar konfuzion pasi fillimisht u menduar se bëhet fjalë për  aksident.

Pas ekzekutimit, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek “Komuna e Parisit”.

Si ndodhi ekzekutimi – Ai ka mbërritur nga Selita, ndërsa autorët që duket se janë sinjalizuar nga informatorët janë afruar pranë automjetit të viktimës. Ata kanë ardhur nga drejtimi i kundërt dhe kanë qëlluar mbi 30 herë pa zbritur nga automjeti.

Nga 11 plumbat që kanë kapur makinën, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një në trup dhe një në kokë. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.

/Ora News

SHKARKO APP