Momenti pas ekzekutimit të Hekuran Billës, nga përplasja e makinave u dyshua për aksident
Këto pamje i përkasin momentit fill pas atentatit me armë zjarri që la të vdekur në makinën tip BMW X6, Hekuran Billën.
Siç mund ta shikoni në pamje, pasi është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet që i del në krah makinës së tij, BMW X6 fillimisht përplas një makinë në lëvizje që përfundon e përplasur në trotuar dhe më pas me një makinë tjetër që lëvizte në drejtimin e kundërt të saj.
Ngjarja ka krijuar konfuzion pasi fillimisht u menduar se bëhet fjalë për aksident.
Pas ekzekutimit, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.
Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek “Komuna e Parisit”.
Si ndodhi ekzekutimi – Ai ka mbërritur nga Selita, ndërsa autorët që duket se janë sinjalizuar nga informatorët janë afruar pranë automjetit të viktimës. Ata kanë ardhur nga drejtimi i kundërt dhe kanë qëlluar mbi 30 herë pa zbritur nga automjeti.
Nga 11 plumbat që kanë kapur makinën, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një në trup dhe një në kokë. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.
Burimi: Ora News