Morën peng 44 vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen për pengmarrje.

Mësohet se në pranga kanë rënë Aleksandër dhe Lulash Gecaj. Ata kanë marrë peng një 44-vjeçar dhe e çuan me makinë në zonën e Kënetës, ku dhe e kanë kërcënuar.

Sipas Policisë, B. Sh., u mor penga nga dy vllezërit të moshave 25 dhe 29 vjeç për motive të dobëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Morën në makinë pa dëshirën e tij një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit. Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate cellular”, thotë Policia për rastin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?