Morën rryshfet, pezullohen 2 policë të qarkullimit. Tahiri: Denonconi, për të luftuar të korruptuarit (VIDEO)

Dy policë të qarkullimit rrugor në Fier janë pezulluar nga detyra, si të dyshuar për marrje rryshfeti.

Një qytetar filmoi gjithë skenën ku janë të përfshirë dy policët dhe ia dërgoi Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas verifikimit të rastit, të dy efektivët janë hequr nga detyra dhe çështja është dërguar në prokurori.

“Qytetari më nisi këtë video-denoncim për polic rrugor që korruptohet. Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy. Ndaj duhet të denonconi çdo gjë. Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar”, shkruan Ministri Tahiri në Facabook.

1 ditë më parë një tjetër polic u pezullua në Tiranë, pasi u denoncua në media për marrje parash.

SHKARKO APP