Moti bën kthesën e madhe, kthehet dimri në Shqipëri

Fillimi i kësaj jave do të jetë krejt ndryshe pas ditëve të ngrohta që përjetuam gjatë dy javëve që mbyllëm.

Sipas të dhënave që jep Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, dita e sotme pritet të shqërohet me rreshje intensive, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Qarqet Shkodër dhe Kukës pritet të kenë nivelin më të lartë të reshjeve, ku nuk përjashtohen as rrebeshet, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta ose mesatare, raporton Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

RESHJET

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot pasdite (e hënë dt.11) dhe nesër (e martë dt.12) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive (kryesisht në terrenet kodrinore-malore). Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.

Në veri-lindje të vendit priten reshje dëbore në lartësinë mbi 300 m, ndërsa në jug-lindje të vendit në lartësinë mbi 700 m.

Sa i përket ditës së nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë këto nivele: në bregdet: 6 / 12 °C në vendet e ulëta: 5 / 11 °C në vendet malore: -2 / 6 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, në Veri në zona të kufizuara (për momente të shkurtra) mund t’i kalojë 90 km/orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?