Moti, e shtunë 28 korrik 2018

Sinoptikantët parashikojnë se java e para e gushtit do të jetë me temperatura të larta. Ky është një lajmë i mirë për të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë me pushime.

Sipas Meteoalb, periudha 29 korrik-5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, ndërsa 20 ditëshi tjetër i muajit do jetë pranë vlerave tipike të gushtit.

Sipas Meteoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që periudha 29 korrik-5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018 deri në 40 gradë në hije, çka do të thotë që realisht ne e ndjejmë 4 deri në 5 gradë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?