Moti i keq, aeroporti i Kukësit në gatishmëri, Tahiri: Kufizoni qarkullimin

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe rënies drastike të temperaturave, midis masave të ndërmarra, është vendosur që edhe aeroporti i Kukësit, të vihet në funksion të helikopterëve për çdo rast emergjence.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes në Kryeministri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nuk parashikohen përmbytje për shkak se nuk do të ketë reshje me intensitet të lartë, ndërsa tha se dikasteri i tij po përqendrohet tek sigurimi i bazës ushqimore për bagëtitë në zonat malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panariti: Hidrovoret janë të furnizuara në mënyrë sistematike me energji dhe nuk kemi asnjë pompë me defekt dhe jemi në gatishmëri të plotë. Nuk besoj se do të ketë përmbytje për shkak se nuk ka intensitet të lartë reshjesh. Problemi ynë është sigurimi me bazë ushqimore i bagëtive për shkak të ngricave. Jemi fokusuar për ngritjen e bazës ushqimore për bujqësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin që flasim nuk kemi situatë të tillë në vendin tonë. Situata është nën kontroll. Për momentin nuk kemi asnjë lloj kërcënimi. Kemi marrë masa për sigurinë e importit të shpendëve.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se situata pritet të vështirësohet në vazhdim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë në maksimum lëvizjet.

Tahiri: Parashikohet që situata të jetë më e vështirë. Drejtoria e rezervave të shtetit dhe drejtoritë në çdo qark kanë marrë masa për të siguruar minimum jetik për bazë ushqimore. Pushteti vendor ka marrë masa për strehimin e njerëzve në situatë rruge. U bëj thirrje qytetarëve të ndihmojnë duke njoftuar strukturat shtetërore dhe të kufizojnë lëvizjet në maksimum për të shmangur pasojat.

Kemi bërë thirrje të gjitha kompanive që kanë marrëdhënie kontraktuale me shtetin shqiptar për hapjen e rrugëve dhe mos lejimin e ngricave. Sot të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhir, por ulja e temperaturave e bën më të vështirë në zonat veriore dhe verilindore. Të gjitha burimet njerëzore të Ministrisë së Brendshme janë në gatishmëri. Duhet edhe ndihma e qytetarëve për ta bërë më të lehtë për shkak të kësaj situate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?