Moti i keq, Dervishaj: Praktikisht jemi në situatë emergjence

Duke inspektuar nga afër Rrugën e Kombit, ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se praktikisht ndodhemi në një situatë emergjente.

Ministri shtoi se situata pritet të përkeqësohet.

“Sipas parashikimeve të metrologjisë situata pritet të vështirësohet akoma më shumë. Jemi në një situatë emergjence praktikisht. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, me të gjitha autoritetet për të ndjekur dhe monitoruar situatën në tërësinë e saj dhe për ta përballuar atë me sa më shumë sukses të mundemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Transporteve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të pasur në gatishmëri të plotë të gjithë arsenalin e mjeteve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë marrë masat për të pasur kripën e nevojshme për të shtruar rrugët në një situatë të tillë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin sa mundet udhëtimet nëpër rrugë si dhe në Rrugën e Kombit, duke nënvizuar se në këtë aks është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?