Moti i keq/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Tiranë, Vorpsi: Po monitorojmë situatën

Pas situatës së rënduar në disa zona të vendit, si rezultat i motit me temperatura të ulëta dhe me dëborë, prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi ka mbledhur Shtabin e Emergjencave të Qarkut Tiranë.

Gjatë mbledhjes janë raportuar problemet dhe masat e marra. Prefekti Vorpsi u shpreh se janë shpërndarë vaksina në të gjitha qendrat shëndetësore të kryeqytetit për personat e prekur nga gripi.

“Në Qarkun Tiranë, gjendja jo alarmante krahasuar me 2015, ndërsa situata është në vëmendje të vazhdueshme. Laboratorët janë në gatishmëri për analizat e nevojshme” është shprehur Sadi Vorpsi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?