Moti i keq/ MTI të dhëna për situatën në vend, ja akset rrugore problematik
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës jep të dhena për situatën në akset rrugore të vendit si pasojë e motit me dëborë dhe ngrica.
Sipas MTI situata më problematike paraqitet në veri të vendit për shkak te sasisë më të madhe të reshjeve.
Në rajonin e Shkodrës nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktoret janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.
Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta.
Ndërsa në rajonin e Tiranës, gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale. Segmenti Lunik – Steblevë, qarkullohet me zinxhirë.
Sipas MTI, rajoni jugor i Gjirokastrës, pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm. Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin. MTI, rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
| QARKU | SITUATA E AKSEVE NACIONALE | REKOMANDIME |
| Tiranë | Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.
Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti i fundit i këtij aksi Qafë Mollë – Bizë
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
|
Durrës
|
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Elbasan | Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë. Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave. Janë hedhur 2 tonë kripë. Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Berat | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
| Vlorë | Në Vlore – Llogora vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi është me zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë, në Shën Vasil, qarkullimi është me zinxhirë. Në Sarandë ka rreshje bore, rreth 10 cm. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Gjirokastër | Në Gjirokastër ka rreth 20 cm borë.
Në Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimit është me zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër, qarkullohen me zinxhirë. Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup e bllokuar, Aksi Ura e Leklit – Përmet – Çarshovë – 3 Urat qarkullohet me zinxhire. Të gjitha akset e këtij Qarku sot qarkullohen me zinxhirë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
| Korçë | Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë.
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
| Fier | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
| Lezhë | Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Kukës | Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje. Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë. Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
| Dibër | Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
| Shkoder | Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë. Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. |

