Moti i nxehtë, prefekti i Fierit mbledh Shtabin e Emergjencave Civile

Temperaturat e larta të ditëve të fundit por edhe tre vatra zjarri të rëna në qarkun e Fierit brenda një jave kanë bërë që prefekti Vasil Bregu të mbledh me urgjencë Shtabin e Emergjencave Civile.

Bregu ka kërkuar rritjen e vigjilencës në monitorimin e  depove dhe tubacioneve të naftës dhe të gazit, stacioneve e nënstacioneve elektrikë, depove të ujit, ujësjellësave, kullotave dhe bregdetit.

Vasil Bregu: “Disa masa që duhen forcuar janë sigurimi teknik, instruktimi dhe sensibilizimi për paisjet, linjat, përdormin dhe kushtet e matjes së lëndëve kimike me efekt plasës dhe helmues që përdoren nga industritë teknologjike dhe industriale që ushtrohen në mjediset publike. Sigurimi sipas parametrave teknikë i furnizmit dhe përdorimit të energjisë elektrike dhe i gazit të lëngshëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky monitorim i shtuar vjen për shkak të problemeve që mund të krijojnë temperaturat e larta në jetën e qytetarëve dhe shërbimeve që u ofrohen atyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre vjet më parë në qytetin  e Ballshit pati 110 persona të helmuar nga uji në stinën e verës. Në takim morën pjesë përfaqësues të gjashtë bashkive, të shërbimit zjarrfikës, pyjor, OSHE-së,  Ujësjellës Kanalizimeve  dhe institucioneve të tjera që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?