Moti për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndërsa dita e sotme ka qenë e freskët dhe me reshje lokale shiu, duket se edhe ajo e nesërmja do të vazhdojë të jetë njësoj.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së dielë do të jetë reshje shiu.

Era do të jetë mesatare, sidomos në bregdet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel:

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet

Nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 30 °C

në vendet e ulëta: 21 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 26 °C

Era

Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Zjarret

Nesër pritet rrezik ‘i ulët’ në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik ‘i moderuar’ kurse qarqet e tjera ‘s’ka rrezik’ për zjarre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?